Inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në të njëjtat duar

0

Skandali i inceneratorëve, afera e shekullit siç quhet po hetohet nga SPAK.

Në fakt deri tani pas prangave është ish ministri i Mjedisit dhe Sekretari i Përgjithshëm i atij institucioni.

Në fakt është disi e çuditshme sesi një ministër periferik mbahet brenda për një aferë 500 milionë euro, por gjithsesi të tjerë persona janë shpallur në kërkim kryesisht administratorë të kompanive dhe njerëzit që kanë marrë nën kontroll inceneratorët.

Ata që kanë marrë nën kontroll inceneratorët janë të njëjtët emra, janë të njëjtët persona dhe SPAK tashmë i ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen, të tre për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë janë disa administratorë të tjerë, zyrtarë kompanish firma të cilat akuzohen për fshehje TVSH-je, fatura fiktive e të tjera si këto.

Sot CNA.al po sjell më të thjeshtuar sesi lidhen kompanitë e inceneratorëve, në Elbasan në Fier dhe në Tiranë në të njëjtat duar, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Kompania e parë ALBTEK ENERGY është kompania që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, në pronësi të Stela Gugalles, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit merr kontratëtn koncesionare pa asnjë lek, merr një kredi më pas fillon paguhet nga shteti dhe përfundon inceneratori i Elbasanit.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Me atë skandal që ka përfunduar më një incenerator që në fakt ka një ka një kosto mirëmbajtje vjetore rreth të paktën 2 milionë euro, llogaritur me çmimin e sotëm të naftës.

Kompania tjetër ER One, ka 40% te aksioneve Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirti, nëna e fëmijëve të tij dhe 60% shtetasi Italian Ernesto Graneli. Administrator i kompanisë është Mirel Mërtiri. Kjo kompani për herë të parë tregon marrëdhënien e italianit me Mirel Mërtirin si administrator dhe Stela Gugallen.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Inceneratori i Fierit është një Kompani Integrated ITWTF.

Kontratë koncesionare e firmosur me qeverinë shqiptare për 28 milionë euro me kompaninë ITS ku aksionet i ka shtetasi Klodian Zoto.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Por tek inceneratori i Fierit, pra tek kompania e re e ndërtuar  për kontratën koncesionare 70% janë të Zotos dhe 30% janë të shtetasit Italian Ernesto Graneli, njeriu që del ortak me Stela Gugallen e Elbasanit.

Kompania ITS, sipas të dhënave zyrtare nxjerrë nga tatimet, por edhe sipas deklarimeve në QKB ka adresë të dytë të zhvillimit të biznesit në fushë Mbret në Elbasan aty ku është edhe inceneratori i Elbasanit.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Pra lidhja e ITS me AlbTech është zyrtare në QKB. Lidhja e Stela Gugalles me Ernesto Granelin lidhet nëpërmjet ER One dhe lidhja e Granelit me Zoton është nëpërmjet inceneratorit të Fierit në kompaninë IWTF.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Më pas kemi kompaninë e Tiranës.

Kompania e Tiranës quhet Integrated Energy BVSVP, por në fakt kompania mëmë është kompania hollandeze Integrated Energy themeluar në vitin 2016, sipas Dhomës së Tregëtisë me një kapital prej 50 mijë eurosh dhe ka ardhur në Shqipëri në vitin 2017 dhe e ka marrë koncesionin e landfillit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë dhe ndërtimin e inceneratorit që në fakt nuk u ndërtua kurrë.

Sipas të dhënave marrë nga Dhoma e Tregtisë në Hollandë rezulton se drejtues të kësaj kompanie kanë qenë Klodian Zoto i inceneratorit të Fierit, por me lidhje edhe me Elbasanin, Ernesto Graneli ortaku i Stela Gugallës në kompaninë që përmendëm më lart ER One dhe në fund sipas të dhënave del Giuseppe Ciafaglione, administrator i inceneratorit të Tiranës i shpallur së fundi në kërkim nga SPAK.

Pra edhe në Hollandë del Klodian Zoto me Ernesto Granelin, në Fier del Klodian Zoto me Ernesto Granelin, në Elbasan del Stela Gugallja ku aktivitet ushtron edhe Klodian Zoto dhe pastaj kompania ER One ku është edhe Ernesto Graneli dhe Stela Gugallja në ortakëri me administrator Mirel Mërtirin.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Gjithashtu tre koncesionet e inceneratorëve AlbTech, ITVTF dhe Integrated BVSVP kompanitë që marrin pagesë për konsulencë janë Zoto Consultin dhe SE Consulting, të dyja me pronësi njëra të Klodian Zotos dhe tjetra të Stela Gugalles.

Pra qartazi duhet sesi tre kompanitë koncesionare kalojnë në të njëjtat duar, Klodian Zoto Stela Gugallja, Ernesto Graneli, Mirel Mërtiri ka administrator Giuseppe Ciafaglione dhe një foto që CNA e ka publikuar.

Si lidhen inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe landfilli i Tiranës në

Është fotoja e mësipërme ku ndodhen në një fushë të gjelbër ku duket qartazi Giuseppe Ciafaglione, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe pretendohet se fotoja është bërë në landfillin e Sharrës.

SPAK skemën e ka të qartë!

Të gjitha kompanitë e inceneratorëve kalojnë në të njëjtat duar.

Në Elbasan u verifikua sesi ishin bërë kompani fiktive dhe ishin paguar para. Gjithashtu në Fier është bërë e njëjta situate. Në Tiranë nuk ka filluar ende të hapet ajo që mund të quhet “Kutia e Pandorës” apo më shqip dhe më thjesht “kapaku i pusetës” që do të tregojë të vërtetën e zullumeve që kanë ndodhur me kontratën koncesionare të landfillit të Sharrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu