“Partia e Lirisë”, nën drejtimin e ish-Presidentit Ilir Meta, do të nisë aksionin për një revolucion antikorrupsion.
Këtë paralajmëron ish-këshilltari i Metës, në kohën kur ishte në postin e Kreut të Shtetit.
Tedi Blushi, me anë të një postimi në “Facebook”, bën me dije se “sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator”.
Sipas tij, “qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”.
Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme, në një dalje nga selia Meta njoftoi një betejë të ashpër me kleptokracinë që sipas tij, ka marrë peng vendin.
Ish-Presidenti gjithashtu, u drejtoi një mesazh të qartë qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën të denoncojnë skandalet dhe aferat korruptive të kësaj qeverie, duke iu thënë t’i drejtohen personalisht Metës, pasi ai do t’i publikojë me zë dhe figurë, të pacensuruara ato.