Ilir Meta pritet të arrestohet në zyrë si Hashim Thaçi

0
Mos guxoni ta mendoni, se ambasadorja Yuri Kim, nuk i ka gati aq shkopinj sa duhen, për të “lidhur” kopenë e hajdutëve, aty në “lëndinën” e madhe, në “kopshtin” e burgut, këtë fillim shtatori.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Meta, i vetshpallur Osama Bin Laden i Ballkanit, është në fund të karrierës kriminale.
Presidenti i Republikës së Hajnisë, pritet të arrestohet në zyrë, si Hashim Thaçi. Pritet të arrestohet, pasi pritshmëritë e shqiptarve janë vetëm burg për antiamerikanin më të famshëm të Europës.
Mos guxoni ta mendoni, se ambasadorja Yuri Kim, nuk i ka gati aq shkopinj sa duhen, për të “lidhur” kopenë e hajdutëve, aty në “lëndinën” e madhe, në “kopshtin” e burgut, këtë fillim shtatori.

Lulzim Basha shihet si “Lulja” që pritet të çelë “gjemba” ose petale.

Problemi i madh nuk është Berisha, por Ilir Meta.
Gjykata Kushtetuese, ngjan si “luledielli”. Rrotullohet nga Lulzim Basha edhe ajo.

Ndryshe shtiren, ndryshe janë. Si dikur Bashkim Dedja.
E kujtoni Bashkimin, kur i binte çekiçit, pak kohë më parë, si këta sot?

Pse mos t’i themi gjërat siç janë?

Askush sot, përveç kriminelëve dhe hajdutëve, nuk ka besim tek asnjeri krah politik. Larg besimit, shumë larg, le ta themi, është edhe Gjykata Kushtetuese.

Institucioni i drejtësisë, fatkeqësisht është më i “plagosuri” nga korrupsioni. Marëdhëniet me drejtësinë i ka patur gjithmonë anemike. Për të prodhuar paksa drejtësi, në çdo rast, ka pasur nevojë për një “ilaç” amerikan. Amerikan, se këto europianet o janë fallco, o nuk bëjnë derman për korrupsionin.

Të gjithë kanë krijuar besimin se ata janë pasanikë. Se milionat i bënë nga asgjëja, nga shitblerja e vendimeve gjyqësore.

Nga varfëria erdhën edhe dy antiamerikanët më të famshëm të këtij shtatori, Sali Berisha dhe Ilir Meta..

Kjo dyshe, ka hyrë në “Pyllin e Amazonës”, ku koha ndryshon edhe në pak minuta..

Për vendimin e shkarkimit të Presidentit Meta, Gjykata Kushtetuese, pret Berishën dhe Bashën.
Thjeshtë, ky institucion, nga zemërimi po kalon kohën duke “kërcitur gishtat”. S’ka ndërmend as të lëshojë një pikë “shiu” mbi hajninë, as të bëjë një hap teposhtë, si me thënë për nga burgu i peshqve të mëdhenj.
Ka ngulur këmbë Gjykata Kushtetuese, si Gjin Gjoni, si mushkë Devolli në një poezi të Dritëroit, apo si Partia e Punës, që do bëhej se s’bën Parti Socialiste.

Kanë “arsye”gjyqtarët e kushtetueses, Lulzim Basha, Berisha e Meta, gjithë pasanikët, të bëjnë qëndresën e fundit antiamerikane, para se t’u mbërthehen “byzylykët”, pasi agjentët e FBI-së shqiptare, tashmë janë në terren.

Kur të bjerë “bilbili”, do ketë arrestime, pse jo edhe 1000 në një ditë, madje në një orë.
Ish agjenti i famshëm i zbulimit të parave të pista, Steve Butler, drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK-ut dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH, ka leshur “satelitët” në kapjen e Peshqve të Mëdhenj shqiptarë kudo në Botë.

Prandaj, secili bie në sy për qëndrestar unikal.

Berisha për shembull, identifikohet si peshk, kurse Meta si “kamikaz”, që ka deklaruar nga presidenca se vetëm në Malin me Gropa, mund ta “vrasin”, se ndryshe nuk kapet i gjallë, vret veten.

Me këtë betim publik, presidenti ngjan si taleban.

Është vetshpallur si Bin Ladeni i Ballkanit, antiamerikani më i famshëm..

Për Bin Ladenin e Ballkanit, Kushtetuesja ndërroi stinët e drejtësisë.
Ilir Meta do të printe para Sali Berishës drejt burgut, por “Liqeni i Peshqve të Mëdhenj”, u tund fort.

U shty në infinit “dimri” i Ilir Metës.

Kushtetuesja e çoi në 14 tetor shqyrtimin e vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit.

Po edhe amerikanët i ndërrojnë stinët. Sollën “dimrin” e një peshku tjetër të madh, të Sali Berishës.

Po “ngordhi” njëri, “ngordhin” të gjithë.

“Akullnajat” për peshkun Berisha janë gjigande, por kushtetuesja, gjithë skena politike dhe ekonomike, sytë i kanë ç’do ndodhë me Sali Berishën.
E zëmë se ndodh ajo që s’mund të ndodhë, se Sali Berisha dhe shumë “non-grata” tjerë hyjnë në Parlament.

Atëherë Gjykata Kushtetuese zbaton projektin antiamerikan. Nuk do ta shkarkonte Presidentin Meta.

Po ndryshe, ç’bëhet.

Që ka mjaftueshëm “arsenal” Amerika për të ruajtur “nderin” e investimeve të saj publike, dihet, që Lulzim Basha po i mban sekrete edhe vetes nga halli, edhe kjo dihet.

Ajo që pritet me interes këtë shtator, është “bari” dhe shkopinjtë që do përdorë Yuri Kim..Ku do t’i ngulë? Kush do lidhet atyre sinorëve?

Fusha është e gjërë. Aty ndodhen “lojtarët” e famshëm. Edhe ambasadorja Yuri Kim.
Rrezet e diellit të shpresës shoqërojnë Lulëzim Bashën këtë fillim shtatori. A do ta përjashtojë nga grupi parlamentar Berishën e shumë të tjerë, që t’i zbutet paksa dënimi për pasuritë e çmëndura që ka.
Por “agrepat” e orës shqiptare po i ç’orienton antiamerikani më i famshëm i Europës, i vetshpalluri Osama Bin Laden i Ballkanit. prandaj themi se:
Ilir Meta pritet të arrestohet në zyrë, si Hashim Thaçi./Pamfleti

Ndiqni shkrimin me spiker.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu