I dha të afërmit tenderin 322 mln lekë, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën

0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2.4 vite burgim me gjykim të shkurtuar për Lefter Allën, ish-kryebashkiakun e Bulqizës.

Në seancën e sotme për dhënien e pretencës, SPAK kërkoi 3.6 vite burgim për Lefter Allën që ulet në 2.4 vite për shkak të gjykim të shkurtuar, si dhe një dënim plotësues që 5 vite ish-kryebashkiaku i Bulqizës mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Lefter Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ai është marrë nën hetim së bashku me 10 zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK vlera e tenderit të Ujësjellësit per te cilen akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Për ish-nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Vendimet e SPAK për të akuzuarit e tjerë:

-Enkeleda Lleshi është dënuar me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues  5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik;

-Arsen Gjoka, Rubin Kola dhe Kujtim Zogu me nga 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik;

-Leonard Daci dënohet me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtrojë asnjë funksion publik;

-Aqif Konesha dënohet me 2 vite e 3 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 6 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë administratorin e personit juridik;

-Dali Gazidedja dënohet me 1 vit e 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 2 muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu