Telenovelat kanë zënë një pjesë të mirë të programit në disa televizione dhe falë tyre janë bërë shumë të famshëm edhe aktorët. Këta të fundit kanë krijuar fansat e tyre në Shqipëri e shumë vajza do donin t’i takonin ndërsa disa të tjera kanë patur fatin edhe t’i fitojnë zemrën.
Almeda Abazi është njohur me aktorin turk Tolgahan Sayisman rastësisht në ambiente të njëjta. Ata kanë nisur të komunikojnë dhe kanë rënë në dashuri. Almeda ka treguar se ra në dashuri kur pa karakterin e fortë të Tolgës por edhe sytë e tij. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një djali me emrin Efehan.
Ilda Kroni u njoh me aktorin indian Ashish Kapoor nga disa miq të përbashkët në një event ku ishin ftuar të dy. Ilda është shprehur se thjeshtësia dhe tendenca për t’i bërë njerëzit të lumtur janë dy cilësitë që e tërheqin tek Ashish.
Modelja nga Kosova, Liridona Bajrami është në një lidhje me aktorin turk Gokberk Yildirim i cili është i njohur nga roli i Muratit në serialin “Më fal”. Pak kohë më parë çiftit iu publikuan fotot së bashku por ata preferuan të mos flasin për lidhjen e tyre dhe nuk dihet prej sa kohësh janë bashkë./revistawho.com