Kanë kaluar disa muaj që nga momenti kur nëna e aktores Hande Ercel ndërroi jetë. Ishte muaji Janar ai që e bëri aktoren simpatike të provonte një nga dhimbjet më sfiduese që të sjell jeta.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto të sajën, por çfarë tërhoqi më së shumti vëmendje ishte shkrimi në foto:
” Jeta ime është transformuar disa herë që nga dita që unë kam lindur. Këto transformime qofshin edhe të këqija, më kanë bërë të kërkoj dhe gjej kurajon e duhur për të vazhduar përpara”