Hajdutja Donika Prela kaloi “Vetting-un”, por nuk i shpëton burgut/ Amerikanët e fundosin dhe e pret Reçi!

0

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nuk do t’i shpëtojë dot Vettingut. Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, pavarësisht problemeve me pasurinë dhe integritetin e figurës, Komisioneri Publik ka hedhur sot hapin e radhës.

Komisioneri Publik ka kerkuar shkarkimin e Donika Prelës, duke ankimuar vendimin e KPK, pasi ky institucion nuk e sheh të arsyeshëm vijimin e ushtrimit të detyrës nga Prela.

Kujtojmë që shkarkimi i Donika Prelës është kërkuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të ONM, të cilët gjatë seancës dëgjimore e vunë “me shpatulla pas muri” drejtuesen e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar llogari për pasurinë e bashkëshortit dhe për dosjet e nxehta, që nuk janë hetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu