Hajdutëve, maskarenjve, legenave, qelbësirave të sistemit të drejtësisë nga Dedja, Zaganjori, Llalla, Gjini i Gjonit e deri tek i fundit, do u kufizohet liria e merret pasuria!

0

Janë mbi 74 prokurorë dhe gjyqtarë që kanë mbetur në “rrjetën” e Vettingut, vetëm sepse nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë e tyre.

“Peshat” e rënda të sistemit gjyqësor, duke filluar nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, vijuar me ish kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, dhe thuajse gjithë trupa gjykuese e këtyre dy gjykatave, janë shkarkuar vetëm për shkak të pasurisë.

Ndërkohë që nuk kalohet pa përmendur as ish kreu i Prokurorisë Shqiptare Adriatik Llalla, i cili është nën hetim penal jo vetëm për mosdeklarim pasurie por dhe për pastrim parash dhe kalimin e tyre të paligjshëm përmes kufirit tokësor. Bashkë me të dhe pjesa më e madhe e prokurorëve.

Pra, thuajse 100 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar nga sistemi i drejtësisë thjeshtë dhe vetëm sepse nuk kanë të justifikuar pasurinë e tyre, e përkthyer në terma të Kodit Penal, kanë abuzuar me detyrën për efekt përfitimi personal në shuma të mëdha.

Kjo është një akuzë e përbashkët, e cila nuk kërkon ndonjë vertetim të madh pas përfundimit të Vettingut për ta, pasi e kanë zyrtarisht në fiksuar dhe në dokumentin zyrtar që shoqëron nxjerrjen e tyre jashtë sistemit të drejtësisë.

Kur iu kërkua një përgjigje organit të akuzës se përse ka dy standarde në sjelljen ndaj abuzimit me pushtetin apo vjedhjes së parave të qytetarëve, duke sjellë rastin e gjyqtarëve e prokurorëve që “ngelën” në Vetting, burime brenda prokurorisë saktësuan se as të përjashtuarit nga sistemi i drejtësisë për shkak të pasurisë nuk do të mbeten jashtë gjykimit.

Bëhet me dije se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të mungesë së justifikimit të të ardhurave, do të kenë një akuzë të përbashkët: Abuzim me detyrën dhe përfitim të shumave të mëdha në mënyrë të paligjshme.

Procesi i hetimit dhe kalimit të tyre për gjykim, do të nisë menjëherë sapo të përfundojë procesi i vettingut, duke bërë që këta maskarenj që nuk kanë dhënë drejtësi por e kanë shfrytëzuar atë për t’u pasuruar, do të paguajnë sipas ligjit për shkeljet e bëra.

Dhe nuk janë pak ata që do të shohin derën e gjykatës dhe të japin llogari për këto abuzime, por nuk përjashtohet mundësia që të kthejnë në arkën e shtetit paratë e përfituara padrejtësisht

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu