Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma ka dhënë disa detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zyrën e selisë së PD-së në Kavajë.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Bledar, Okshtuni, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Duma ka zbuluar edhe emrat e personave që kanë hyrë në zyrën e PD-së, të cilët janë Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla- drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.
Grida Duma: Incidenti dhe aksidenti janë të gjitha me arsye politike. Tre personat e përfshirë në këtë krim janë të lidhur me PS. Nga çasti në çast ne presim Bashën të vijë dhe shohim se di do të procedojmë.
Është një djalë i një familje që ne e quajmë pishtar të demokracisë. Autorët janë aktivistë të PS-së të njohur të gjithë nga qyteti i Kavajës. CV e tyre nuk janë aq të nderuara. Këta janë emrat: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla-drejtori i Policisë dhe Dorian Troplini.