Koncerti i Goran Bregoviç në Korçë, ka nisur me një incident, pasi në mes të publikut është hedhur gaz lotsjellës.
Gazi lotsjellës është hedhur në zonën VIP, ku ndodhej edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Njerëzit shihen se mbulojnë hundën dhe lotuar dhe për momentin janë shpërndarë.
Kanë nisur trazirat në Korçë, aty ku po mbahet koncerti dhe në skenë është ngjitur këngëtari serbo-kroat, Goran Bregoviç. Mësohet se për momentin po hidhet gaz lotsjellës, gjë që ka bërë që shumë të pranishëm në këtë koncertë të nisin të bllokojnë hundët me peceta dhe të fërkojnë sytë.Pamjet që po shikoni tregojnë qytetarët e përlotur për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur në turmë, nga persona ende të paidentifikuar. Fëmijë, gra dhe të moshuar kanë vensosur të lënë koncertin dhe të largohen për shkak të tymesve.Një prej qytetarëve nuk është ndjerë mirë për shkak të tymit dhe ka përfunduar në Urgjencën e Korçës, aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore