Gazetarja Lala jep alarmin: Hakerat kanë prekur sistemin e gjurmëve të gishtave

0

Gazetarja Klodiana Lala thotë se hakerat kanë prekur sistemin e gjurmëve të gishtave, si dhe atë të rekordeve kriminale. Lala është shprehur se publikimi i të dhënave nga policia, do të nxisë revanshin e grupeve kriminale.

Ajo tha se përveç gjithë problematikave që sjell ky hakerim i të dhënave, kryesisht ai në sistemin TIMS, nëse zbulohet se nga ku kanë rrjedhur ato si fillim, mund t’i ekspozojë ata persona në rrezik ndaj një hakmarrjeje të grupeve kriminale, pasi ata mund t’i cilësojnë si “spiunë” për nxjerrjen e informacioneve private për ta.

“Siguria kombëtare është cënuar shumë rëndë, që me sulmin e dytë të TIMS janë arritur të kopjohen nga hakerat. Gjurmët e gishtave, janë arritur të hakerohen. Janë marrë të dhënat dhe nga sistemi që mbart të gjitha rekordet kriminale të emrave të caktuar. Përmes publikimi të të dhënave po synohet destabilizimi. Ndër e-mail e para që kam hapur kishte të bënte me njërin prej tyre që i dërgoj Gledis Nanos dhe që fliste për Talo Çelën.

Rezultonte që i konfirmohej se ky personazh ishte parë në mes të Tiranës dhe fliste për takime me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit.

Pse e-mail e drejtorit të përgjithshëm të policisë? Mendoj se Nano ka qenë personazhi më i lakuar kohët e fundit dhe është gjetur si një tagër për të çuar mesazhe të ndryshme.

Njëri nga e-mail, kishte të bënte e një shtetas iranian të vëzhguar për shumë gjatë në vendin tonë. Ka disa personazhe shumë të përfolur në vendin tonë, për bashkëpunim të trafikut të drogës me personazhe të njohur të biznesit

Ka disa probleme. Së pari nëse dalin të gjitha e-mail do të ketë revazh të grupeve kriminale, sepse jepet informatori i këtyre e-mail dhe në këtë kuptim do të bëjnë tagër ata që i konsiderojnë ‘spiunë’. Së dyti vë në dyshim integritetin e policisë. Së treti institucionet ligjzbatuese janë tejet të vonuara… tani është shumë vonë”, u shpreh ajo në emisionin Open.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu