“Foltorja”/ Berisha kërcënon Yuri Kim: Dy momentet e papranueshme

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i dërgoi një mesazh tip kërcënimi ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim. nëpërmjet deklaratave të bëra në  “Foltoren” me shqiptarët që jetojnë në  SHBA, online Berisha flet me kode..

Berisha tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS,. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”, tha Berisha.

Ai shtoi se kjo nuk bën që ai të humbasë për SHBA të cilin e cilësoi si vendi i madh i lirisë.

“Megjithatë asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, shtoi Berisha në fjalën e tij. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu