Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.
Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.