Flamur Noka: Nëse Lulzim Basha s’liron zyrën, në 8 janar e marrim me forcë

0

Deputeti i PD Flamur Noka ka theksuar dhe një herë ultimatumin për kryetarin Lulzim Basha. Ai është shprehur se nëse Basha nuk liron zyrën më datë 5 janar kur i është lënë si afat nga Grupi i Rithemelimit të PD, atëherë më datë 8 janar demokratët e gjithë Shqipërisë do të jenë në Tiranë për të marrë selinë blu.

Sipas Nokës, PD është shtëpia e demorkatëve dhe Lul Basha nuk mund ta mbajë peng.

“Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqësor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum.

Selia e PD-së është shtëpia e demokratëve. Askush nuk mund ta mbaj peng këtë shtëpi, sepse demokratët janë pronarët e saj. Luli është peng dhe nuk mund të mbaj peng edhe selinë e demokratëve”, është shprehur dje deputeti i PD Flamur Noka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu