Nuk është aspak paradoks. Nuk është aspak një çudi.
Kjo është e vërteta e thënë troç.
Në kushtet e shkatërrimit përfundimtare të opozitës e konkretisht të PD-së, fitorja dhe rikthimi i demokratëve për të qeverisur vendin mbetët vetëm një opsion politik.
Ka ardhur koha që fati i Shqipërisë të kalojë nga opozita e sotme, për të patur demokraci dhe rrotacion politik të pushtetit.
Çelësi përsëri mbetet Berisha, i cili enkas mban të bllokuar opozitën përmes foltorës së tij, sjelljes dhe qendrimeve përsonale e familjare.
Sigurisht, që Berisha e analizon më mirë se askush tjetër gjendjen aktuale dhe pamundësinë teorie e praktike të përmbysje së Edi Ramës.Askush tjetër nuk e ka forcën në grupimin e tij Foltore për të vendosur e vepruar.
Sali Berisha, ashtu si të tjerët që merren me politikë, ka në dorë sondazhet e specializuara ku tregohet qartë forca e çdo subjekt politik dhe e drejtuesve të tyre.
Konkretisht, sondazhi i fundit i Insitutit Republikan Amerikan, e nxjerr grupimin e Foltorës me rreth 14% të elektoratit, me 2% PL e Ilir Metës, me 4% PD-në zyrtare të Bashës dhe me 51% PD-së e Edi Ramës.
Në këto “ujra” të politikës, Edi Rama noto i qetë, i pa shqetësuar dhe i pa kërcënuar nga opozita.
Këto shifra, Edi Ramën e bëjnë më autoritarist, duke përkeqësuar interesat e vendit e të shqiptarëve.
Qëndrimi i gjatë në pushtet, duke qeverisur me banda të pa shoqe në historinë e pushtetëve në Shqipëri, sigurisht që Berishën, po të jetë i interesuar, do ta vinte në mendime.
Jam i sigurtë se ne vetminë e tij i izoluar atje në katin e tetë të apartamentit të tij, Berisha e ka menduar edhe zgjidhjen dhe çlirimin e opozitës.
Të gjithë në politikë i kalon Berisha, përveç Amerikës, që e ka damkosur pa kthim.
Berisha, e di mirë se pushtetin nuk e arrinë më. Ai e di shumë mirë, se betejën e vërtetë e të vetme të tij me SHBA-të nuk e fiton.
Ai e di mirë se rikthimi i tij është i pa mundur. Ai e di mirë se po luan në misionin e tij të pa mundurën.
Në duart e Berishës, ka shumë vite që rrotullohet lëmshi i ngatërruar keqas i politikës shqiptare.
Duke i konsumuar të gjitha rrugët dhe mjetet e tij deri më sot anti opozitare, Berishës i ka mbetur të kërkojë e të gjejë fillin për të zgjidhur këtë lëmsh.
Eksperienca politike e Berishës, nuk e ka të vështirë për ta zgjidhur.
Ai deri më sot, ka përfituar dhe ka kërkuar siç po kërkon ende çdo ditë shumë nga demokratët, të cilët e kanë bërë dy herë President dhe dy herë Kryeministër të Shqipërisë. Ata i kanë dhënë çdo gjë, mundësi, shanc, mbështetje tej mundësive që i afrohen një politikani.
Por Berisha nuk iu ka kthyer as mbështetjen, as mundimin dhe më në fund as shpresën.
Por i gënjeu dhe vazhdon ti mashtrojnë me revolucione e teori të tjera mashtruese për një vend të se drejtës dhe anëtar të Nato-s.
Berisha, vetëm ka gabuar duke humbur kohën e shqiptarëve për mbi dy vite në një luftë të brëndshme absurde, thjeshtë për interesa dhe ego.
Por Berisha besoj se do ta zgjidh. Në mos ai, e zgjidh politika amerikane.
Është e tejkaluar koha kur ai duhej të tërhiqej dhe të bëhet më në fund faktori i lirimit të PD-së.
Shumë thjeshtë, të lëshojë pengun, të lerë të lirë foltoristët dhe gjithë demokratët.
Berisha e ka të thjeshtë. Të kërkojë falje, siç ka bërë për shumë gabime e faje në politikë.
Besojmë që Berisha të tregohet vetëm një herë demokrat…