“Feride” na ka mbajtur një të fshehtë dhe vetëm tani e zbuluam

0

Aktorja turke Ipek Karapinar tashmë është shumë e njohur në vendin tonë falë rolit të Ferides në serialin “Lule të vetmuara”. Aktorja 36-vjeçare ka luajtur në shumë seriale e filma turq duke kujtuar këtu edhe “Lugina e ujqërve”.

Ndonëse prej vitesh i është përkushtuar aktrimit, Feride në fakt ka edhe një talent tjetër që e ka mbajtur të fshehtë. Ajo ka një zë të mrekullueshëm e këtë e zbuloi së fundmi me një video në Instagram.

Aktorja shfaqet duke kënduar e duke i rënë kitarës teksa shijon rrezet e diellit në park. Feride ka marrë komplimenta të shumta nga fansat të cilët janë mahnitur nga zëri i aktores./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu