Fansat tallen me Kim Kardashian, dyshojnë se ka 6 gishta në këmbë për shkak të një fotoje

0

Kim Kardashian gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen kudo ku shkon dhe në jo pak raste ka shkaktuar debate për pamjen apo fotot e saj. Së fundmi ajo është shfaqur në “American Influencer Awards” për t’i dorëzuar një çmim grimierit shqiptar Mario Dedivanovic. Kim ishte veshur me një fustan të kuq, por këtë herë nuk tërhoqi vëmendjen veshja e saj, por këmbët. Për shkak të sandaleve që ajo kishte veshur, disa fansa filluan të spekulonin se Kim ka 6 gishta.

Pavarësisht se dukej qartë që ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ ka një këmbë normale, nuk munguan komentet fyese ndaj saj. “Ti ke vërtetë 6 gishta në të dyja këmbët, nuk je njeri në realitet”, shkruante dikush në ‘Twitter’.

Ndërsa të tjerë kanë filluar ta pyesin atë drejtpërdrejtë pse duket sikur ka 6 gishta duke e përmendur në komente.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Kim përballet me të tilla komente, sepse edhe herë të tjera fansat kanë folur për këmbët e saj. Edhe në muajin gusht kur Kim pozoi me Kylie Jenner për bashkëpunimin e një parfumi, fansat dyshuan se ajo kishte një gisht shtesë. Por më pas një përfaqësues i yllit të televizionit shpjegoi se ky iluzion vinte si pasojë e këndit anësor të këmbës së Kim dhe jo të ‘photoshop-it’, siç shumë mund të dyshonin. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu