Trupat paqeruajtëse të NAT0-s në Kosovë, të njohura si For.ca e Kosovës, apo KF0R, janë gati për të intervenuar në Veri të Kosovës, aty ku prej një jave ka mbetur gjithçka e bll.okuar pas aks.io.nit të poli.cisë për reciprocitetin e targave në dy pikat kufitare – Jarinje dhe Bërnjak.
Albanian Post mëson se ndërhyrja e KF0R-it pritet që të bëhet në orët e vona të pasdites, gjatë kësaj të hëne.
KF0R është përgatitur tashmë dhe vetëm pritet drita e gjelbër nga baza e NAT0-s në Napoli të Italisë.
Deri te një pajtim i përgjithshëm për të ndërhyrë KF0R-i në Veri ka ardhur pasi Sekretari Gjeneral i NAT0-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në këto biseda është arritur një marrëveshje për de-eskalim të situatës më futjen e trupave paqeruajtëse të aleancës në Veri.
Edhe ultimatumi që Vuçiç në një intervistë në televizionin serb “Pink” e dha të dielën në mbrëmje, ku tha se pret 24 orë që NAT0 të bëjë diçka dhe nëse nuk intervenon aleanca-veri-atlantike, atëherë Serbia reagon vetë, ishte pjesë e këtij skenari.
Pasi KF0R të marrë kontrollin në dy pikat kufitare në Veri, do të ndodhë largimi i Njësiteve Speciale të Poli.cisë së Kosovës dhe zhbll.okimi i rrugëve nga protestuesit serbë.
Edhe Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të shtunën e kaluar, deklaroi se veprimet ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën, janë njëfarë përgjigje për ndërkombëtaret, meqë janë ata që po kërkojnë ulje ten.sio.nesh dhe mos-veprime të njëanshme dhe Serbia prapëseprapë po e bën.
Pas normalizimit të situatës palët do kthehen në Bruksel për të negociuar, mirëpo ende është e paqartë nëse reciprociteti për targat do të vazhdojë, apo do kthehet situata e mëparshme. /Albanianpost



