Hitleri në fundin e betejës së tij merrte këshilla nga gjenerali Helmuth Weidling, kurse Edi po merr këshilla nga Sandër Lleshi, Hitleri këshillohej nga Otto Günsche, zyrtar i sherbimit te fshehte policor “Gestapo”, kurse Edi zbaton pike për pike këshillimet e “gjeneralëve” të fjalës e të dollarit si Taulant Balla, Alfred Peza, Baton Haxhiu etj., por edhe të ca mjekëve që po ja japin “ilaçet” me lopatë, nga frika t’i afrohen më shumë se 1 meter.
Shkruan Sokol Pepushaj
Adolf Hitleri, njëri ndër më idiotët e njerëzimit, ndër më kriminelët dhe të paparashikueshmit, u mbyll në bunker me 16 janar dhe drejtojë ushtrinë gjermane deri me 30 prill 1945, ditë kur u detyrua të gëlltitë kapsulat helmuese e të niset me “këmbët e veta” për në Ferr.
Po ne nuk duam ta parkojmë kësaj siraje spirancën tek bunkeri i Hitlerit. Ai kishte vrarë miliona njerëz dhe ishte fshehur 200 meter nen tokë e s’dihet ç’dreqoste snëpër 18 dhoma misterioze, deri në fund të rrugës së tij.
Sot, po ne mes të Europës, kemi po një monster tjetër që na sjell në vëmëndje personazhin hijezi te gjysmës së shekullit të kaluar.
Merition këta rreshta, meriton vëmëndje ky fakt, pasi nuk ka tjeter si ky në këtë botë.
Vetëm Edi Rama, megjithëse përballë një sëmundjeje me emrin CoronaVirus dhe jo përballë ushtrive me topa, ngujohet në tunel, njëlloj si Adolf Hitleri.
Edhe bunkeri i Ramës, i pagëzuar Saraj, është enigmatik. Shumë thonë se ka 18 dhoma, sabunkeri i Hitlerit, shumë thone se edhe ky është idiot, piktor i keq, i pabesë me shokët, madje se edhe ja kalon Hitlerit, pasi ky jep urdhëra si psikopat dhe ka qasje drejt autoritarizmit mbi popullin e vet që e don të bindur deri në skllavëri.
Është edhe manjak. Urdhëron kompanite celulare të vëndosin zërin e tij në telefonatat e të tjerëvë, madje edhe të “armiqve” të vet. Pra, “armiku” që në fakt e ka rrethuar tashmë me urrejtje, ndjen zërin e tij nga bunkeri misterioz.
Çmënduritë dhe enigmat e këtij tuneli mbase do studiohen si ato shfrënimet e Adolf Hitlerit në ditët e fundit të jetës së tij.
Por le ta dëgjojmë edhe Edin e Surrelit. Ky “bën be” se nuk do rrijë shumë në bunker, pasi nuk ka armiq, thjeshtë po lufton një sëmundje që nuk ka haber as ilaçe për të, madje edhe me një ministre që nuk merr vesh fare nga mjeksia, e vetëm u ngujua aty për të dhënë ca urdhëra me një format prej diktatori idiot.
Askush në botë nuk i ka ndaluar popullatës lëvizjen me automjete përveç këtij, duke e pagëzuar si sherbim ndaj popullit,
Po ndryshe ngjan me ata që mbajnë në duar mandate policore. Ata turren si djaj rrugëve te vëndit që drejton nga Bunkeri ky “Hitleri” i Surrelit.
Janë ditë ku populli nuk ngjan se është i lirë të vëndosë pa detyrim se ku ecën me automjet dhe ku i duhet t’i nënshtrohet makinës së shtetit per ruajtjen e shëndetit, siç edhe po ngja në Itali apo vënde të tjera. Ku askush nuk u ndalua, gjobit apo arrestua.
Të duket se dikush është çmëndur. Nuk mund të thuash ndryshe kur shteti është në rrugë me polici, me spiunë, me ushtri, me ministra e deputete, me politikane e pushtetarë. Dhe kjo armate “mbrojtëse” ka edhe armatim!
Po në këtë situatë, ku kjo e Edit ndryshon nga ajo e Hitlerit, pse ka armatim e hardadhisje të forcave speciale?
Hitleri e shtyu në Bunker deri më 30 prill, por ky duket nuk do rrijë aq gjatë i izoluar “nën tokë”.
Gjeneralët e Adofl Hitlerit dështuan aso kohe, kurse “gjeneralët” e Ramës që e këshilluan t’i ngjajë atij, duhet të presim 30 prillin si duket që të mësojmë suksesin e tyre.
Hitleri në fundin e betejës së tij merrte këshilla nga gjenerali Helmuth Weidling, kurse Edi po merr këshilla nga Sandër Lleshi, Hitleri këshillohej nga Otto Günsche, zyrtar i sherbimin e fshehte policor “Gestapo”, kurse Edi zbaton pike për pike këshillimet e “gjeneralëve” të fjalës e të dollarit siTaulant Balla, Alfred Peza, Baton Haxhiu etj., por edhe të ca mjekëve që po ja japin “ilaçet” me lopatë, nga frika t’i afrohen më shumë se 1 meter.
Më e pakuptimta punë e Edi Ramës është se nga Bunkeri i Surreli artikulon sikur po bën Orakullin dhe përmënd gjëndje lufte, kërcënon popullin e vet për mosbindje, jep mesazhe kërcënuese për gjoba bosësh në popull varfanjak, për dëbime kapitale si izolim e moslejim qarkullimi jashtë vëndit apo heqje lejeje drejtimi automjeti për shumë vite!
Kështu pra, kryeministri ynë u izolua sot në bunker në Surrel, ndoshta edhe për të hyrë në histori si një Hitler i vogël.