Edi Rama në SHBA për dasmën e Soros, Washingtoni këtë herë i mbyll dyert

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë private me rastin e dasmës së Alex Soros, djali i financierit të njohur George Soros. Ceremonia zhvillohet sot në Southampton, ku Rama është i pranishëm familjarisht.

Gazetari Robert Papa ka raportuar se kryeministri shqiptar ka lënë Manhatanin për t’u akomoduar në hotele pranë vilës së familjes Soros, duke udhëtuar rreth tre orë me makinë drejt destinacionit. Sipas të njëjtave burime, në dasmë marrin pjesë edhe familjet e njohura amerikane si Clinton dhe Obama, të cilët kanë udhëtuar me helikopter nga Manhatani.

Papa thekson se kjo është një vizitë plotësisht private, pa asnjë takim zyrtar në Washington, i cili këtë herë i ka “mbyllur dyert” kryeministrit Rama. Mbështetur në procedurat e protokollit, mbetet e paqartë nëse Ambasada Shqiptare ka kërkuar mbrojtje nga Secret Service për kryeministrin, edhe pse në raste të vizitave private, një kërkesë e tillë mund të bëhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu