Edi Rama e përdor SPAK-un si leckë këpucësh!

0

Analisti Andi Bushati, ka folur mbrëmjen e sotme për kapjen e SPAK nga kryeministri Edi Rama, duke radhitur një sërë faktesh.

I ftuar në Syri Tv, Bushati shprehet se, fakt i pakontestueshëm është çështja ‘Beleri’, ku Edi Rama dha direktivën, filloi fushatën propagandistike në media dhe iku në burg kryetari minoritar kandidati për Bashkinë e Himarës.

Analisti theksoi se ‘vetëm se Edi Ramës i duhen 4-5 prona në jug të Shqipërisë e përdor SPAK-un si leckë këpucësh’.

Bushati: Ka një çështje që është më e prekshme, që Rama kontrollon SPAK-un, dhe ajo është flagrante dhe është çështja ‘Beleri’. Nëse doni të kuptoni që SPAK janë jo ushtarë të Edi Ramës, por janë ushtarë të kryepolicit të Himarës, merni çështjen ‘Beleri’, shkoi Edi Rama, dha direktivën, filloi fushatën propagandistike në media, iku në burg kryetari minoritar kandidati për Bashkinë e Himarës.

Nga përgjimet e botuara nga salla e gjyqit, dukej evidente që pas kësaj me urdhër të Ramës kanë futur një të infiltruar të policisë ta kapi atë me gjasme duke blerë vota vetëm sepse i duhej Edi Ramës dhe jo as për arsye shtetërore as pse ka ndonjë betejë të madhe politike, por vetëm se Edi Ramës i duhen 4-5 prona në jug të Shqipërisë e përdor SPAK-un si leckë këpucësh. Hajde meru me këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu