Emrat VIP që do të arrestohen

0

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Beqiri fillimisht ka folur për aferën “CEZ-DIA” dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit javën që shkoi në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, teksa tregoi provën që nuk e zhduku dot kreu i PL në këtë skandal.

Po ashtu, Beqiri thotë se Meta po hetohet për disa dosje, sikundër është ajo për operacionet plastike dhe lobimin amerikan. Nga ana tjetër, avokati paralajmëron fazën numër 2 për Berishën dhe Metën, ku siç thotë ai pritet sekuestrimi i të gjitha pasurive të tyre. Sakaq, ai zbulon edhe aferën tjetër që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme që do të fundosë shumë personazhe të lartë në opozitë.

Avokat Beqiri, ju keni qenë një nga ata që keni bërë disa akuza  dhe padi penale ndaj Ilir Metës, si është  për ju paraqitja e ish-presidentit në SPAK për “CEZ-DIA”?
Unë e kam thënë që procedimi penal dhe marrja si person nën hetim e Berishës, si dhe arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit, është fillimi i një epoke të re jo për institucionet për SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, por për Shqipërinë. Miti i pandëshkueshmërisë u thye përfundimisht. Unë mendoj që radhën tani e ka Meta dhe familja e Metës. Dhe me goditjen e dy familjeve më të mëdha korruptive në vend, fusha e betejës është e hapur për çdo funksionar tjetër që në një mënyrë apo në një tjetër, ka shkelur ligjin dhe  do të veprojnë në kundërshtim më Kushtetutën.

Për Shqipërinë dihet që Meta është një nga dy kokat e krimit në këtë vend, bashkë me familjen e tij në këtë vend, e kanë sunduar këtë vend me krim, kanë mbjell bashkë me Berishën farën e së keqes, që Shqipëria është një vend sipas tyre që sundohet nga ata dhe ata mund të bëjnë se ca të duan dhe anë thënë që askush nuk na kërkon llogari.

Ata e krijuan këtë klimë për 30 e ca vite dhe mendonin se nuk do guxonte kush ti thërriste, qoftë edhe si dëshmitar. Filloj procedimi për Berishën dhe u arrestua dhëndri i tij dhe ai tani ka dal nga faza dhe ka shkuar në një drejtim të paditur. Ai tani është bërë qesharaku më i madh dhe ai nuk zbaton as një normë. Shikoni se kush na ka drejtuar dhe kë kemi pas president dhe kryeministër, është për të vënë  duart  në kokë.

-Si ju duk kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kur shkoi në SPAK të mërkurën që shkoi, a patë frikë në sytë e tij?

Jo vetëm e ka ndjerë, por edhe njerëzit më të afërt po kuptojnë që erdhi dita e ndëshkueshmërisë sepse ata dhe gjithë shqiptarët i kanë parë me zë dhe me figurë krimet që ka bërë dhe nga akuzat që janë bërë nga paraardhës të tij. Berisha ia ka hedhur atij fajin për vjedhjen e një pjese të floririt të Krrabës dhe ka thënë edhe datën, kohën dhe sa ishte sasia që ai vodhi. Edhe shumë vepra të tjera, ai i ka bërë hapur shumë krime dhe vepra penale.

Edhe kjo që e kanë thirrur atë për ‘CEZ-DIA’ që i solli një dëm të madh shtetit, ai është kryesori sepse i ka lënë gjurmët e këtij krimit, me presionin që bënte kundër bashkëshortes së Ismailajt, e cila nga presioni i madh vendosi edhe të kërkonte azil politikë. Por, ai nuk zhduk dot që ka marr rrugët ka marr avionin, është takuar me çekët atje. Merr Kastriot Ismailaj miliona dollarë për këtë shërbim dhe do na sillte 500 e ca milionë euro që ishin deficitet nga pagesat e papaguara dhe shqiptarët jo vetëm që nuk morën asgjë, por humbën edhe shumë lekë tjera. Për rrjedhojë ka dijeni dhe dha deklarimet e tij.

-Në dijeni tuaj ka afera të tjera dhe hetime të tjera për Metën?  

Përveç çështjes ‘CEZ-DIA’ drejt përfundimit është dosja e operacioneve plastike që ka bërë vetë Meta në Austri. Përveç operacioneve që ka kryer vetë Meta në Austri dhe San Marino, po shqyrtohen gjithashtu edhe operacionet që ka bërë e gjithë familja e Metës. Meta ka bërë operacione në stomak sepse ishte i shëndosh dhe të njëjtën gjë bëri  me gruan e vetë. Ajo është një tjetër aferë e rëndë, nga i erdhën lekët, me ca pune dhe me ca pasurie. Ai kur erdhi në Tiranë nuk kishte as ca të vishte, si u bë ai kaq i pasur që bënë edhe operacione të tillë. Dosja tjetër, lobimi amerikan për një fotografi.

700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017. Ishte një lobim i kundërligjshëm, dhe një aferë e rëndë korruptive me bashkëpunëtore, duke nisur nga Petrit Vasili, Endri Braimllari e të tjerë ndihmës që e kanë ndihmuar Metën. E katandisën këtë vend nga më të varfrit për të thënë edhe të botës, me këto pasuri që kemi pasur ne këta i kanë bërë rrush dhe kumbulla. Meta është në derën e burgut dhe ai shumë shpejt do përgjigjet për këto vepra dhe pasuritë do ti sekuestrohen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu