Lulzim Basha ka futur në xhep 2 kate kulle, faktet janë në Hipotekë

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha në emisionin “Now” se i vetmi politikan për të cilin ka fakte se ka blerë dy kate kullë, është Lulzim Basha.

Ai ftoi këdo që ka fakte për ndonjë politikan tjetër t’i bëjë ato publike, ndërsa theksoi se është e pamundur që të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla të vijnë nga bizneset.

“Lulzim Basha është i vetmi politikan që në vitin e fundit ka futur në xhep 2 kate kulla. Këto janë fakte të regjistruara në hipotekë. Nëse dikush tjetër ka regjistrime të kësaj natyre të drejtpërdrejta apo të fshehta për ndonjë politikan tjetër është i lutur t’i bëjë publike.

Ajo që shqiptarët kanë parë deri më sot është që po, në gusht të 2021-shit, 3 muaj pasi ne kishim humbur zgjedhjet, Lulzim Basha dhe familjarët e tij fusin në xhep 2 kate kullë në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Biznese kanë të gjithë, por nuk i blejnë dot me një të rënë të lapsit dy kate kullë”, u shpreh Bardhi.

Madje, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh aq i bindur në deklaratat apo akuzat e tij, sa tha se ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin e deputetit, nëse këto nuk ishin të vërteta.

“Më thuaj një akuzë timen që është rrëzuar, si ty kam dëgjuar Edi Ramën kur bëja akuza për Valdrin Pjetrin e Agim Kajmakun. S’ka ndodhur kurrë që një akuzë e imja të jetë rrëzuar. Ja ku po të sfidoj ty që je gazetar, shko verifikoje nesër nëse Lulzim Basha nuk ka të paktën 2 kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës unë lë mandatin”, tha Bardhi, duke replikuar me gazetarin Ervis Iljazaj.

Bardhi tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo opozitar, ndërsa theksoi se në 5 vjet jetë politike çdo akuzë që ka bërë ka qenë e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu