E denoncoi në SPAK, gazetari bën deklaratën e fortë: Jam shantazhuar nga njerëzit e Arben Ahmetajt

0

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa deklaroi se ishte shantazhuar nga njerëz të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai u shpreh në emisionin “Breaking” në Topnews se është shantazhuar pasi denoncoi aferën e inceneratorëve.

“Jam shantazhuar në forma të ndryshme nga persona të lidhur me Arben Ahmetaj”, tha Doçi.

Doçi ishte gazetari që bëri denoncimin në SPAK kundër Arben Ahmetaj dhe dorëzoi fakte dhe dokumente se ish zv. Kryeministri ishte paguar nga Klodian Zoto për pushime në hotele luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu