Dokumenti/ Hajdutët janë bashkë/ Linda Rama i jep 1.800 000 euro Shkëlzen Berishës, ku ka blerë 260 dynym tokë e objekte në Gërdec, do ngrejë 3 fabrika

0

Në fund të vitit 2018, militantët e PD dhe shumë shqiptarë, besonin Sali Berishën që denonconte në media, “FB” e parlament, PPP-të, korrupsionin e Edi Ramës dhe pronësinë e Linda Ramës, në bankën offshore “Intesa San Paolo”, aq sa kryeministri Rama deklaroi publikisht, se gjoja Linda, nuk kishte pronësi në bankë dhe kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i saj.

Por askush nuk dinte, se në datën 24 dhjetor 2018, prapa maskës anti-narkoshtet të “Qytetarit digjital” të Sali Berishës, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e Kryeministrit Edi Rama, pikërisht brenda kësaj “banke mafioze” (siç e quante Berisha), po bënin pazarin e një biznesi të përbashkët gjigand, për ndërtimin e 3 fabrikave të reja.

Referuar kërkesës, që ka miratuar ish-Kryetarja e Bordit të “Intesa San Paolo Bankë”, Linda Rama, rezulton se Shkëlzen Berisha, ka marrë 1.8 milionë euro kredi, për blerjen e sipërfaqes ndërtimore, ku do të ndërtohen tre fabrikat, që do të kenë tre ortakë: Familjen e kryeministrit Rama, familjen e ish-kryeministrit Berisha dhe bankën offshore ruse-serbe “Intesa San Paolo”, përfaqësuar nga gruaja e Drejtorit të AKBN, Adrian Bylyku.

Kredia 1.8 milionë euro në “Intesa San Paolo Bank”, ka garantore Linda Ramën si aksionere e kësaj banke; dhe është marrë në emër të shoqërisë “LOGAL Sh.p.k.”, në pronësi zyrtare 100% të Shkëlzen Berishës.

Marrja e kësaj kredie finaciare, është motivuar me një deklaratë shkresore hiptekore, paraqitur nga Shkëlzen Berisha, adminisrator i shoqërisë “LOGAL Sh.p.k.”, për blerje të 2.1 hektarë tokë e truall dhe 5000 m2 ndërtesa, mbi të cilat do ndërtohen 3 fabrika: 1 për përpunim bimësh medicinale e kanabasi mjekësor; 1 për përpunim mbetjesh kimike spitalore e industriale; 1 për fasoneri-prodhim veshjesh pune, pajisjesh tekstile spitalore, shkollore e ushtarake.

Mos u çuditni, por Berishët e pa ndëshkuar dhe Rama mos ndëshkues, kanë vendosur, që këto 3 fabrika, t’i ndërtojnë, në fshatin Marqinet të Gërdecit, mbi e ngjitur me truallin e pëgjakur, ku 14 vite më parë, Shkëlzen Berisha, ngriti fabrikën ilegale të demontimit të municionit luftarak, që 14 vite më parë shpërtheu e vrau 26 persona, plagosi e gjymtoi 320 të tjerë dhe shkatërroi 3000 banesa e biznese, me dëm ndaj buxhetit të shtetit, 52 milionë euro rehabilitime mjedisore e dëmshpërblime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu