Aktorja Gokçe Akyildiz e cila luan rolin e “Songylit” në serialin “Lule të vetmuara”, në jetën reale është e martuar dhe nënë e një djali. Songyl është shumë e lumtur me jetën bashkëshortore dhe poston shpesh foto me bashkëshortin e saj, Mustafa dhe djalin, Omer. Ditën e Shën Valentinit, 27-vjeçarja u surprizua nga bashkëshorti i saj i cili i bëri dhuratë një kuti me trëndafila.
Aktorja postoi një foto në Instagram ku shfaqej e buzëqeshur me kutinë në duar dhe uroi Shën Valentinin. Sa i përket karrierës, pas përfundimit të “Lule të vetmuara” në Turqi, Songyl iu përkushtua familjes.
Ajo ka edhe një biznes të sajin, një lokal ku shërbehet çokollatë e bërë vetë. Fansat presin me padurim ta shohin të rikthehet në ekran me ndonjë projekt të ri mirëpo aktorja nuk e ka bërë ende të ditur se kur do të rikthehet./revistawho.com