Dhuna ndaj avokatit, Berisha: Të vërtetat që mbron Sokol Mëngjesi lidhen vetëm me Edi Ramën!

0

Ish-kryeministri Berisha ka folur sërish për dhunën ndaj avokatit të tij Sokol Mëngjesit.

Ai u shpreh se të vërtetat që mbron Sokol Mëngjesi lidhen vetëm me Edi Ramën.

“Miqtë e mi, gjithashtu do ta mbyll këtë fjalë me lutjen time dhe urimin tim që avokati Mëngjesi të bëhet më mirë.

Ai është një hero i të vërtetës, një hero i të vërtetave.

Atyre që thonë se nuk ka lidhje me Edi Ramën, po me kë lidhen mo? Më kë lidhen të vërtetat që mbron ai përveçse me Edi Ramën.

Me cilin?

Ndaj dhe e mbyll duke i deklaruar Edi Ramës dhe Taulant Ballës se atentati ndaj tij është dhe do mbetet përjetë përgjegjësi personale e juaja.

Se kriminelët e vërtetë jeni ju.

Se banda është organizuar nga ju.

Dhe nuk ka avokat në botë që mund të fshehë këtë të vërtetë.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu