Dënimi prej Zotit!

0
Shkruan Zef Ndreka
(pjesë origjinale nga korrespondenca me një të përsekutuar)
Po të tregoj një episod të shkurtër të vitit 2000.
Pjetër Arbnorin e kam patur mik, bashkë me të, jam një ndër themeluesit e PD-së Shkodër në vitin 1990.
E pata pyet Pjetrin një ditë, a po ikën Saliu? -sepse amerikanët deshën t’a largojnë atë vit. Pjetri më tha, jo, jo, nuk ikën Saliu.
-Si nuk ikën? -i thashë. E kërkojnë amerikanët ikjen e tij.
-Po si ka me i shku puna e tij? -e pyeta. Më tha: Saliun e heqin, se ai nuk e lëshon zyrën. Aty don me vdekë. Po kush e largon? -e pyeta prapë. -Një që është më i fortë se ai -m’u përgjigj Pjetri.
-Po kush është ky më i fortë? -insistova.
-Deri tashti nuk ekziston, por do të dalin një ditë e do t’a largojnë..!
I doli fjala Pjetrit. Berishën e hoqi Lulzim Basha me bekimin amerikan. Edhe nëse nuk ka bërë asgjë Basha, një të mirë të madhe e kreu për vëndin: e largoi Saliun si ish komunist dhe non grata, e nxori me turp jashtë dhe e përjashtoi krejtësisht dhe përherë nga Partia Demokratike. Sot Saliu është buratin, karikatura e vetvetës, por jo ai i forti që dukej i paprekshëm. Është një proverb që thotë: diktatorët e fillojnë karrierën duke i bërë njerëzit të tmerrohen dhe e përfundojnë duke i bërë njerëzit të vdesin gazit. Ky është Saliu. Në një takim tek Mondiali ia kam thënë seksionit të PD-së së lagjes këtë batutë të Pjetrit.
Pjetri ishte politikan, modeli i njeriut politik.
Thotë një proverb të Bibla: politika kërkon njerëz të urtë, gjakftohtë, që dijnë të vlerësojnë e të marrin vendime. Ky Salihi ishte rrumpallëhane. Gjithë nerva, vetëm ngutje, impulsiv. Pjetri ishte i thellë, i mprehtë, inteligjent, intelektual. Iku herët, i pavlerësuar. Do kishte qenë një president model i Shqipërisë! Por e largoji Salihi me Zhozefinën.
Pjetri kishte parë burrërinë dhe qëndresën e shumë meshtarëve në burgjet e komunizmit. Në një shkrim, në një libër me titull: 10036 ditë burg politik, thotë se kam parë Krishtin që vuan në qelitë e burgjeve komuniste, kur vuante bashkë me shërbëtorët e vet atje, në dhimbje. Më thoshte se jam njeriu më me fat, se e kam parë Zotin në skëterrat e burgut,
çfarë padrejtësie!
I dënoi mëkati ndaj Pjetrit, si Jozefinën e tashti Salihin. Çfarë bënë gjetën.
I larguan të dy me turp, ashtu siç e flakën Pjetrin.
Pjeter Arbnorin ishte nder t’a kishe afër. Shpejtuan t’a hiqnin qafe. Tashti ranë të dy, me turp e marré. Jozefina si kampione antipatike, ndërsa Saliun e nxori partia e vet jashtë se ka qënë komunist! Dënim prej Zotit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu