Damkosja e parafundit e Berishës!

0
Shkruan Zef Ndreka
Më shumë se askush tjetër, vetë Berisha e ndjen damkosjen që mori dje, me farsen e votimit për kryetar të partisë së “Foltorës”.
Ekzaltimi i tij dhe dalja mbrëmë pak minuta në një deklaratë ku falenderonte votuesit për mbështetje, madje edhe konkurentin e qyteteruar politik, ishin fallco!
Ai, dhe jo vetёm ai, e kuptojnë se kjo nuk është fitore!
E para gjë që vetiu të vjen në mendje, është përfundimi i sfides së ndërmarrë ndaj Amerikës nga Sali Berisha!
Ai, në këtë betejë përsonale, pranoj të luaj për jetë a vdekje ! Mblodhi ku ishin e ku nuk ishin në gjithë foltorët e vëndit vullnetarë e salikratë. Qëllimi ishte për të arritur fitorën e dytë të thellë kundër Amerikës!
Të parën “fitore” e kishte arritur Enveri, dekada më parë, përherë me 99.99% të votave!
Këtë radhë e arriti pasardhesi i denjë i tij Berisha , me 93.45 % të votave!
Ndërkohë, pasojat për shkak të vetë izolimit, të vetë mbylljes binin dhe bien mbi popullin e varfër.
Disa herë, këto muajt e fundit, Amerika, Gjermania, Anglia e kanë artikuluar qartë dhe hapur se do të ndërprisnin çdo marredhënie me atë forcë politike që mbeshtetet apo drejton Berisha!
Këtyre artikulimeve, Berisha i bëri sfidë personale, por duke përdorur emrin e Partisë Demokratike dhe vullnetarët e tij.
Me këtë “fitore” historike apo histerike, Imperializmi Amerikan mori fund, u mposht ! Foltorja dhe Berisha e mprehen përsëri shpatën!
Votimi i djeshëm, ishte përgjigja me e mire e foltoristëve për korrupsionin madhor të Berishës.
Kjo fitore, blinden socialistët në pushtet edhe dy legjislatura të tjera, nqs nuk do ketë ngjarje të tjera.
Keshtu, Berisha dhe vullnetarët e tij foltorist, e dënuan Edi Ramën ose një tjetër, s’ka rëndësi , të jetë Kryeministër edhe shumë vite.
Por, a do t’a gëzojnë shqiptarët dhe Shqiperia non grat-en?!
A do përballët me rregjimin apo kaq ishte loja?!
Ngjarjet në Shqipëri precipitojnë shpejt.
Kujtojmë se me 19 maj, një vit me parë, qeveria amerikane e damkosi për jete Sali Berishën dhe familjen e tij për:
– korrupsion domethënës familjar
– minim te sistemit të drejtësisë
– minim të demokracisë .
Damkosja amerikane, erdhi edhe për shkak të pandëshkueshmërisë se politikanëve, si dhe për të ekuilibruar disi vendimet e munguar të drejtësisë shqiptare.
Kjo damkosje që preku sedren e sëmurë të doktorit, nxiti Berishën në krijimin e një fronti anti-amerikan të vendit tonë.
Berisha përdori PD-në, dhe brenda saj disa përsona pa dinjitet, të frikësuar nga drejtësia dhe burgu. Përdori disa personazhe të njohur të qeverive të tij, hajdutë, doganier, policë e kriminelë etj.
Si mundet që klasa politike shqiptare, që ka mbështetjen e hapur të Amerikanëve, të Natos dhe Europës të lejojë të krijohet një forcë politike anti-amerikane?!
Ky është turpi ynë!
Turpi i mosmirenjohjes!
Foltorja me Berishën dhe mbështetësit e tij, nuk është Partia Demokratike!
Le të përpiqën sa të mundin për t’a legjitimuar si të tillë.
Vetem kaq mund të arrinin, të bënin sfidë hapur demokracisë dhe shoqerisë shqiptare.
Berisha dhe kompania e tij , akoma jetojnë me mentalitetin se politika është garancia për të mos u damkosur perfundimisht edhe nga drejtësia.
Për këtë, me të drejtë sot shikohet si turpi në PD dhe turpi i Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu