Çifti i njohur i aktorëve turq Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu ditën e djeshme kanë festuar 3 vite nga dasma e tyre. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për ta nuk mund të mungonin edhe dedikimet përkatëse. Neslihan ka zgjedhur të publikojë disa foto krah bashkëshortit të saj dhe bashkangjitur tyre të shkruaj: “E dashuroj zemrën tënde, sytë e tu, fjalët e tua, jetën tënde”.
Ndërsa Kadir ka realizuar një video me foto të bashkëshortes, ku aktorja shfaqet në momente nga më të bukurat, sigurisht të papublikuara më parë. Bashkangjitur videos ai shkruan: “3-sh i bukur. 33, 333, 3.333, 3.333.333”. Kjo ka qenë një mënyrë shumë e veçantë urimi, ku aktori ka lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këto tre vite i martuar me Neslihan.