Çifti shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe disa muaj më parë ata bënë të ditur se fëmija i parë i tyre do të jetë djalë. Që në nëntor të vitit të kaluar, Almeda dhe Tolgahan nisën përgatitjet për zgjerimin e familjes dhe blenë një vilë gjigante ku do të presin fëmijën e tyre.
Vila 4- katëshe ndodhet në qytetin e Stambollit dhe i ka kushtuar çiftit plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia ka një pishinë që mund të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit, një kopsht të madh dhe një palestër private.