Bixhoz me dashurinë/ Shivai surprizon Anikën, Om takon Gorin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika dyshon se Shivai po i bën ndonjë surprizë për KarvaÇoth. Shivai e gënjen Anikën duke i thënë se ka ngrënë ushqim por në fakt ai po agjëron. Edhe Anika e gënjen. Ajo pret që Shivai t’i bëjë dhuratë por ai nuk i dhuron asgjë. Gori vendos të agjërojë për KarvaÇoth edhe pse Om nuk e ka pranuar si bashkëshorte. Om maskohet që Gori mos ta njohë. Bavja kërkon për Abajin por ai ja vështirëson punën. Ajo e gjëmon Abajin por rrëzohet dhe disa gra e ndihmojnë. Shivai i kërkon Anikës të takohen fshehtas. Bashkëshorti i shoqjes së Gorit i thotë asaj ta telefonojë me kamera Omin për të thyer agjërimin. Gori justifikohet dhe i thotë se Om ndodhet jashtë shteteit.

Anika mahnitet nga surpriza e Shivait. Ai e ka zbukuruar garazhin e shtëpisë me dekorime dhe drita. Anika gëzohet shumë dhe merr një kartolinë nga Shivai. Om shkon të takohë Gorin. Ajo rastësisht e sheh Omin nga sita. Anika bën ritualet e KarvaÇothit me Shivain. Shivait i merren mendtë pasi nuk ka ngrënë ushqim. Anika shqetësohet dhe i bërtet që nuk i ka pirë ilaçet për shkak të agjërimit. Om prezantohet me emrin Dilprit Sing para Gorit. Gorit i duket zëri i tij i njohur. Tanja tenton të vetëvritet por Abaj e ndalon. Ata përqafohen dhe kujtojnë momentin kur hynë në shtëpinë Oberoi.

/revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu