Bixhoz me dashurinë/ Anika i tregon Shivait historinë e trishtë të jetës, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika dhe Shivai shkojnë të jetojnë në shtëpinë e vjetër të Anikës. Shivai habitet me kushtet e vështira. Ai dhe Anika kalojnë pak momente romantike duke risjellë në kujtesë skenën e Titanikut. Rudra mendon se Shivai nuk do ja arrijë dot të jetojë në shtëpinë e Anikës sepse ai nuk ka parë kurrë varfëri. Bavja i thotë Rudrës se ai nuk e di çfarë është varfëria sepse nuk ka qenë ndonjëherë i varfër. Ajo e sfidon Rudrën të fitojë njëzet e pesë rupi brenda një jave pa ndihmën e familjes. Rudra e pranon sfidën. Ai kërkon ndihmën e shokut të tij për të gjetur një mënyrë për të fituar para.

Shivai kërkon të gatuajë në shtëpinë e Anikës por nuk i ka pajisjet elektroshtëpiake. Ai përpiqet të gatuajë me mënyra të vjetra. Shivai arrin të përgatisë ushqimin dhe Anika e pëlqen. Rudra mëson se gjyshja kërkon një hidraulik pasi është prishur rubineti. Ai vendos ta rregullojë vetë rubinetin për të fituar para. Om dhe Gori shkojnë të marrin statujën por përballen me rivalin e gjyshit të Omit. Ai sifdon Omin të ndeshet për të marrë statujën. Om pranon për të ruajtur nderin e gjyshit. Rudra arrin ta rregullojë rubinetin dhe merr para nga gjyshja. Anika dhe Shivai shtrihen për të fjetur dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Shivai pyet Anikën pse ka frikë nga errësira dhe ajo i tregon historinë e trishtë të jetës së saj duke qarë. Anika i tregon se kur jetonte në jetimorë disa persona fiknin dritat dhe e rrihnin pa pasur arsye. Shivai i premt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu