Bija ime/ Xhandan kap Demirin dhe Ugurin me pikturën e saj, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ojky pëson një paralizë të dorës. Ajo e fsheh nga Xhandan dhe Demiri sëmundjen e saj. Xhileti i shkon Ugurit në shtëpi dhe e kërcënon me nënën e tij. Ugur telefonon Demirin dhe i lutet të bëjnë diçka sa më shpejt. Xhandan qorton Demirin i cili ka rregulluar një biçikletë në shtëpinë e saj.

Biçikleta i përket motrës së Xhandanit e cila ka bërë aksident. Xhandanin e sulmon kali dhe lëndon këmbën. Demir dhe Ugur blejnë pikturat fallco për t’i zëvendësuar me ato origjinalet. Ojky nuk shkon në shkollë dhe rrugës takohet me Xhemalin. Xhemali i thotë Ojkyt t’i cojë një mesazh Demirit. Ojky dhe Demir kujdesen për Xhandanin dhe gatuajnë për të. Murat bëhet xheloz kur sheh Demirin teksa kujdeset për Xhandanin. Ojky rikthehet në shkollë dhe nuk e harron tabelën e shumëzimit. Demir i çon Ugurit pikturën. Demir bën plan të largohet për në Ankara.

Murat kërkon të punësojë në spitalin e tij doktorin e Ojkysë. Ugur i çon Xhiletit pikturën që i dha Demiri por ajo është fallco. Demir nis t’i shkruajë një letër Ojkyt ku i jep lamtumirën por pendohet. Ugur shkon në shtëpinë e Xhandanit i gjakosur dhe kërkon të marrë pikturat. Demir përpiqet ta ndalojë. Xhandan kthehet në shtëpi dhe e gjen Demirin me Ugurin. Xhandan mendon se Demir po shpëtonte pikturat e saj. Ugur dorëzohet vetë në polici./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu