Deputeti i Partisë Demokratike Belind Kë(rr)lliçi, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit deklaroi në “Log.” në ABC se Basha ka një defekt shumë të madh në postin e liderit pasi ka humbur katër palë zgjedhje dhe nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi. Këlliçi theksoi se në ambasadën amerikane i është kërkuar të mbaj një qëndrim ndaj Berishës, por ai nuk ka pranuar.
Çdo bilanc negativ i është faturuar Berishës, ndërsa çdo meritë Basha ia ka njohur vetes. Basha ka një defekt shumë të madh. Ka humbur katër palë zgjedhje dhe nuk mban përgjegjësi. Çdo organ i PD e ka mbështetur pa kushte Bashën që të bëhej kryeministër. Këtu ka një problem të madh, aktualisht që ne flasim fraksioni i vulës në PD e keqpërdor pozitën përballë ambasadës amerikane.
Funksionarë të PD thonë se Berisha do arrestohet. Jam trajtuar me respekt në ambasadë. Nuk kam dakordësuar në opinion. Më është kërkuar të mbaj një qëndrim të caktuar për shumë gjëra që nuk kam qenë dakord. U kam thënë që realiteti nuk është ky që ju thoni. Ambasada e ka gabim zotëri. Ajo që duhet të llogarisim me këtë mënyrë, PD a fiton ndonjëherë ndonjë palë zgjedhje?! Basha duhet t’i jepte zgjidhje problemit në PD”, tha ai.