Ai tha se këta thonë se nuk bëhet, që e ka nxjerrë vetë bashkia e Tiranës, se nuk kanë 16 milionë euro për transportin falas, por paskan 430 milionë euro për incineratorët fantazmë.
Këlliçi: Më mjafton 6.8% e buxhetit të Tiranës që unë të garantojnë, me 16 milionë euro në vit, 200 mijë qytetarëve që udhëtojnë më urban që të udhëtojnë pa pagesë. Të mos paguhet shërbimi 2 herë. Këta thonë se nuk bëhet, që e ka nxjerrë vetë bashkia e Tiranës, se nuk kanë 16 milionë euro për transportin falas, por paskan 430 milionë euro për incineratorët fantazmë.
Incineratorët për shërbimet që nuk e kryejnë, unë do të ndaloj pagesat. Do t’i çoj në SPAK dhe në drejtësi të gjithë ata që kanë firmosur këtë aferë. Nuk i frikësohem arbitrazhit sepse ky shërbim nuk ofrohet. Nuk ekziston një gjë e tillë, në Sharrë kemi pasur landfillin dhe kemi edhe sot landfill. Diferenca është se kanë avulluar 53 milionë dollarë në këto vite.