Shumë vende janë përpjekur që të propozojnë iniciativa alternative të Beltand Road(BRI).
SHBA ka prezantuar Building BackBetter (B3W), Japonia ka prezantuar Strategjinë Indo Paqësor të Lirë dhe të Hapur( FOIP). Madje dhe India ka prezantuar Rrugën e Mëndafshit Indian ku pas saj pasoi Bashkimi Evropian me Evropiane të Mëndafshit. Disa nga këto përpjekje kanë rezultuar të jenë vrima në ujë, si në rastin indian ndërsa përpjekjet e tjera janë akoma në progres e sipër.
Edhe pse ka akoma shumë për të bërë si në aspektin e efikasitetit gjeopolitik ashtu dhe në tërheqjen e vëmendjeve mediatike mund të vijë së shpejti koha për Strategjinë Globale Gateway ose e quajtur ndryshe Rruga Evropiane e Mëndafshit.
Zyrtarët e BE-së që janë dhe përgjegjës për nismën mendohet se po finalizojnë detajet përfundimtare për të linçuar portën globale. Prandaj, nëse nuk ka pengesa, konkurrenca nga Bashkimi Evropian ndaj BRI-së pritet të intensifikohet në fillim të vitit 2023.
Në të vërtetë, Brukseli do të ishte gati të nxiste plane të reja infrastrukturore për t’u ofruar vendeve në zhvillim, si një alternativë e vlefshme ndaj paketave të ndryshme të vendosura në tryezë nga Kina ndër vite. Në një moment për më tepër, shumë delikat për Pekinin, me gjigantin aziatik që po ngrin miratimin e investimeve të huaja për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së tij.
Gjatë dekadës së fundit, Pekini ka zhvilluar rrjete tregtare, qendra transporti dhe rrugë energjetike nën iniciativën tashmë famëkeqe Beltand Road, ndërsa Huawei Technologies dhe kompani të tjera teknologjike kineze kanë investuar shuma të mëdha parash në infrastrukturën dixhitale në Afrikë, Amerikë Latine dhe Juglindore dhe Azi.
Kjo është dhe arsyeja pse BE dëshiron të sfidoje Kinën me qëllim të pozicionojë Evropën në një mjedis ndërkombëtar më konkurrues.