Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, ka qenë në ambientet e SPAK për rreth dy orë.
Haxhiu në një deklaratë të shkurtër përpara medieve është shprehur se arsyeja e prezencës së tij në SPAK ishte vetëm për të intervistuar një hetues dhe nuk ishte thirrur nga drejtësia.
Në fjalën e tij Haxhiu paralajmëroi se bë vazhdim do të ketë informacione shtesë mbi këtë intervistë.
“Isha në SPAK për të intervistuar një nga hetuesit për një lëndë. Vizita ime ishte vetëm për intervistë dhe nuk ka lidhje me fletëthirrje. Për më shumë detaje do t’i merrni vesh në vazhdim.”
Haxhiu punon në media si gazetar prej disa vitesh, përfshirë edhe raportimin e genocidit në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa vitet e fundit është prezantuar edhe si analist në panelet televizive.