Artisti Paul Palushi, letër ktryebashkiakut të Shkodrës: Arkitekti Kolë Idromeno e meriton një fletë përjetësie

0
Mund të jetë një imazh i tekstiLeter e hapur Kryetarit te Bashkise Shkoder,
Zotit Bardh Spahia.
I nderuar Kryetar, jam #PaulinPalushi, qytetar me te drejte vote, por kerkesa qe po ju drejtoj nuk eshte aspak personale, nuk eshte politike e as shoqerore, por thjesht qytetare.
Lexova dje ktu ne Mediat Sociale qe do te hapet neser ne ambjentet e Muzeu Historik i Shkodrës, nje Ekspozite per #LeonardoDaVinçin Shkodran e Shqiptar, #KoleIdromeno! Vetem pergezime per ekipin qe ka punuar per ta kuruar dhe pregatitur.
Si paranteze nese Tiranen moderne (jo ate te Rilindjes) e projektoi dhe realizoi Arkitekti italian #GherardoBosio, qendren Historike dhe Moderne te Qytetit te Shkodres i projektoi dhe i realizoi #ArkitektiKoleIdromeno, te ciles Skulptori i Talentuar Ferid Kola i ka dedikuar edhe nje skulpture qe fatkeqesisht nuk po e sheh driten e aprovimit e te realizimit.
Ne kte kontest, ate historik, kur ne nje arteriet me te njohura te Shkodres dhe Shqiperise, #Pedonalja/#Pjaca, e qendisur me doren e #Idromenos, ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, me salla moderne ekspozimi, ku hapen ekspozita per cdo autor te huaj, (qe jo per fajin e tyre vijne me moton “#ViniVidiVici”), te mos i behet vend ketij #KOLLOSI te Artit Shqiptar, eshte me shum se e mjerueshmedhe e fyese edhe per sentimentet e Komunitetin Shkodran te Kultures.
Pa mohuar aspak punen hulumtuese, studiuese e realizuese te dy ekipeve te #MuzeutHistorikShkoder dhe atij te #MuzeutMarubiShkoder,(qe nje pjese i kam kolege dhe shoke), e kuptoj qe ka nje hendek/ndarje institucionale ne kte mes, sepse #MuzeuHistorik eshte nen Vartesine e #Bashkise, ndersa #MuzeuMarubi eshte(fatkeqesisht)nen vartesine e Ministria e Kulturës, por kerkesa ime qytetare eshte qe ju te perdorni Influencen Tuaj dhe te Institucionit qe drejtoni per te krijuar dhe realizuar nje Koordinim institucional qe #Artisti/#Fotografi/#Arkitekti #KoleIdromeno te mos te ndihet i trathtuar ne Qytetin qe ai kontriboj qe ti jape nje faqe perjetsie! (Tirana i hapi dyert e Muzeu Historik Kombetar per vepren e tij ne Arkitekture)
Ai fatkeqesisht nuk ka mundesi te mbroje trashegimine e tij…por zeri i tij duhet te jete Komuniteti Artistik, Intelektual e Qytetar Shkodran.
Duke kuptuar angazhimet tuaja sidomos ne kte periudhe permbytjesh, besoj ne mirkuptimin Tend. Faleminderit
Artist, “Urdheri Naim Frasheri i Klasit te Pare”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu