“Armiku numër një i Kosovës pas Enver Hoxhës është Edi Rama”, Sali Berisha habit me deklaratën e tij dhe ka një thirrje

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur sot fushatën në Durrës. Berisha i cili nuk u bë pjesë formale e këtyre zgjedhjeve, pasi KQZ regjistroi koalicionin “Shtëpia e lirisë” LSI-PDK pa komisionin e rithemelimit, ka prezantuar kandidatin Ardi Muka, si kandidat të koalicionit për kryetar të Bashkisë së Durrësit.

Ai iu drejtua veçanërisht kosovarëve në Durrës, ku ka një komunitet të madh për të votuar kandidatin Muka, teksa e cilësoi kryedemokratin Lulzim Basha si njeri pa shtet në qëndrimet politike dhe sulmoi Ballkanin e Hapur.

Berisha tha se pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku numër një i Kosovës, i cili sipas tij ka blerë me para heshtjen e Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu