Ankth, makth

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ankth, makth
Madhohu dreqësi
Shkatar për t’keq,
Shikimin se hedh
Për t’parë mandej.
Merak,plas n’mall
T’mbytë dita-ditës,
Eh moj loke vuajtja
Lodh shpirti e sytë.
Shihe sot havanë
Ç’do ditë me rrallë
Rrugët atje mbi ne
Lënë, veç tymnajë.
Eh, dikush nis sot
Dhe tjetri për mot,
Në shpinën e ajrit
Çu përcollën larg.
Moj loke bardha
Ti vuajtja e kohës,
Ç’po rrit ti filizat
E po ja falë botës.
Po si kam ndjenjë
Unë të flas me ty?
Që në ty gjithherë
Të jeton loti në sy.
Jo, jo nga dobësia
Por ai i shkreti mall,
Makthi vret shpirtin
Dhemb, ditë e natë.
Ankth, makth, jeton
Nuk i reshtë lutjes,
O Zot, mi ruaj yjet
Thot zemra e lokes.
E di, nuk je vetëm
Emrin e ka brengë,
Që nuk të braktisë
Deri n’herë t’deks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu