Analiza e ”New York Times”, tregon si shpërtheu konflikti Izrael-Palestinë

0
Nga New York Times

27 ditë përpara hedhjes së raketës së parë në Gaza, një patrullë e policisë izraelite shkoi në xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, ku largoi palestinezët dhe prenë kabllotë e altropalantëve që mundësonin lutjet për besimtarët nga katër minaret e xhamisë.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 13 prillit, dita që përkonte me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit që është edhe Dita Përkujtimore në Izrael, që nderon të gjithë ata që kanë vdekur duke luftuar për vendin. Presidenti i Izraelit ishte duke mbajtur një fjalim në Murin Perëndimor, një vend i shenjtë hebre, dhe zyrtarët kishin një shqetësim se mund të kishte një sulm ndaj tij, prandaj hynë në xhami.

Ky sulm në një nga vendet më të shenjta për besimtarët myslimanë, ishte një nga veprimet që shkaktuan nisjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që ka nën zotërim rripin e Gazës. ”Kjo ishte pika e kthesës. Veprimet e tyre do të bënin që situata të përkeqësohej”, tha Shejh Ekrima Sabri, myftiu i madh i Jeruzalemit. Konflikti mes dy vendeve nisi me një ritëm më të shpejtë nga çfarë pritej.

Dhuna është më e rëndë nga e gjithë viteve, ndërsa incidentet nuk vazhdojnë vetëm në Gaza dhe Izrael, ku janë vrarë të paktën 139 njerëz në Gaza dhe 8 në Izrael, por vijon vala e sulmeve në qytetet me popullsi edhe hebre edhe palestineze. Kriza erdhi teksa qeveria izraelite po luftonte për mbijetesën e saj, ndërsa Hamasi, të cilin Izraeli e quan një grup terrorist, po kërkonte të zgjeronte rolin e tij brenda Palestinës.

Historia e konfliktit Izrael-Palestinë

Kanë kaluar 7 vite nga lufta e vitit 2014 dhe 16 vite që nga kryengritja më e madhe palestineze. Që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi ambasadën atje, nuk ka patur më trazira. Nuk pati protesta pas normalizimit të marrëdhënieve të katër vendeve arabe me Izraelin.

Shumica e fraksioneve kryesore palestineze, përfshirë Hamasin, po shihnin zgjedhjet legjislative palestineze, të planifikuara për në mars, të parat në 15 vite si mundësi për vendin. Në Gaza, ku bllokada izraelite ka kontribuar në një normë papunësie prej rreth 50%, popullariteti i Hamasit po zvogëlohej, ndërsa palestinezët flisnin gjithnjë e më shumë për nevojën për t’i dhënë përparësi ekonomisë mbi luftën.

Lutjet në Al Aqsa, për natën e parë të Ramazanit, më 13 prill, ndodhën ndërsa Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, po mbante fjalimin e tij aty pranë. “Udhëheqësit e xhamisë, e cila mbikëqyret nga qeveria jordaneze, kishin refuzuar kërkesën e Izraelit për të shmangur transmetimin e lutjeve gjatë fjalimit të Presidentit, duke e parë kërkesën si mosrespektim”, tha një oficer i çështjeve publike në xhami. Atë natë policia bastisi xhaminë dhe shkëputi altoparlantët. “Padyshim, ishte e qartë për ne që policia izraelite donte të përdhoste xhaminë Aqsa dhe muajin e shenjtë të Ramazanit”, tha Shejh Sabri.

Por ky incident nuk u la vetëm. Menjëherë policia kërkoi të mbyllte një shesh jashtë Portës së Damaskut, një nga hyrjet kryesore të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, pikërisht aty ku mblidhen palestinezët e rinj gjatë muajit të Ramazanit. Një zëdhënës i policisë, Micky Rosenfeld, tha se sheshi ishte i mbyllur për të parandaluar krijimin e turmave të mëdha të rrezikshme dhe për të hequr dorë nga mundësia e dhunës. Për palestinezët kjo ishte një fyerje tjetër, gjë që çoi në protesta, të cilat u shoqëruan me përplasje mes policisë dhe të rinjve, që përpiqeshin të lironin sheshin.

”Kjo bëri të ndiheshim sikur ata po përpiqeshin të eliminonin praninë tonë nga qyteti. Ne e ndjemë të nevojshme të ngriheshim dhe të tregonim se jemi këtu”, tha Maje dal-Qeimari, një 27-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor. Në atë javë, përplasjet në Portën e Damaskut nisën dhe me pasoja. të rinjtë palestinezë filluan të sulmonin hebrenjtë, gjë që çoi shpejt në hakmarrje të organizatave hebraike. Më 21 prill, vetëm një javë pas sulmit të policisë në xhami, disa qindra anëtarë të një grupi ekstrem të djathtë hebre, Lehava, marshuan nëpër Jeruzalemin Qendror, duke brohoritur “Vdekje për arabët” dhe duke sulmuar kalimtarët palestinezë. Një grup hebrenjsh u filmuan duke sulmuar një shtëpi palestineze dhe të tjerë që sulmonin shoferët palestinezë.

Diplomatët e huaj dhe udhëheqësit e komunitetit u përpoqën të bindnin qeverinë izraelite të ulte tensionet në Jeruzalem, duke rihapur të paktën sheshin jashtë Portës së Damaskut, por tensionet u përshkallëzuan më tej, duke kulmuar me një sulm po në xhaminë Aqsa, të premten e 7 majit. Oficerët e policisë të armatosur me gaz lotsjellës, granata e plumba gome, u përplasën për orë të tëra me protestues që hidhnin gurë, ku mbetën qindra të plagosur. Policia tha se protestuesit nisën të parët me hedhje gurësh, të tjerë thanë të kundërtën, por pavarësisht kush goditi i pari, pamjet e policëve me granata e plumba gome brenda sallës së lutjeve në vendin më të shenjtë të Islamit, u pa si një fyerje e rëndë për të gjithë myslimanët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu