Kivanç Tatlitug, aktori turk shumë i famshëm prej serialeve turke të transmetuara edhe në vendin tonë, sot ka treguar anën e tij romantike duke i bërë një dedikim publik bashkëshortes së tij. Bashkëshortja e aktorit, Basak Dizer feston 43-vjetorin e lindjes. Tatlitug postoi në profilin e tij në Instagram një foto me bashkëshorten dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirt, sa mirë që ekziston, të dua!”.
Foto menjëherë është komentuar shumë në media e rrjete sociale pasi aktori rrallëherë flet apo publikon nga jeta private. Kivanç Tatlitug, 36 vjeç dhe Basak Dizer u martuan në vitin 2016. Basak Dizer është me profesion stiliste. Ndërsa Tatlitug u bë i njohur falë roleve në serialet “Gymysh”, “Dashuri e ndaluar”, “Xhesuri dhe e bukura” e shumë të tjerë.