Dhe për ta përmbyllur konferencën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha u rikthye për të bërë komente përsëri ndaj drejtësisë dhe kreut të saj Altin Dumani, duke e quajtur bashkëpunëtor të qeverisë në krimin elektoral.
Por ai ‘dredhoi’ për fatin e komisionerëve demokratë nëse gjenden parregullsi gjatë rinumërimit të kutive të Tiranës, me devijim të votës së kandidatëve brenda partisë, duke u justifikuar se ky ishte ankimim i vetë kandidatëve të partisë.
Bashkë me ndërkombëtarët kam mision kthimin e votës së lirë, është mision epik, historik.
Ato i fut turshi SKAPI i partisë, Altin Dumani e udhëheq krimin elektoral bashkë me Edi Ramën, dhe madje e mbron. Do mbahet qëndrim ligjor, sigurisht që po, do mbahet. A do shkojnë apo jo në SKAP këtë nuk mund ta them sepse kjo është bërë sipas kërkesës së ankimimeve individuale të kandidatëve.