Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të nisë këtë të martë (2 shtator) vizitën zyrtare dy ditore në Republikën Popullore të Kinës.
Me ftesë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, Vuçiq do të marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti serb do të takohet Jinping, Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Popullore të Kinës dhe përfaqësues të kompanive të mëdha.
Ndërsa më 3 shtator, Presidenti Vuçiç do të marrë pjesë në një paradë të madhe ushtarake me rastin e Ditës së Fitores, dhe udhëheqësit e 26 vendeve janë ftuar në paradë.
Në këtë vizitë, Vuçiq synon jo vetëm intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve, por edhe bashkëpunimin ushtarak.
Dy muaj më parë kujtojmë se u zhvillua në Kinë ushtrimi i parë i përbashkët ushtarak mes njësive speciale të ushtrive të dy vendeve.
Kjo nuk është vizita e parë e Vuçiç në Kinë, ndërsa Xi Jinping ka zhvilluar vetëm dy udhëtime zyrate drejt Serbisë.