Albtelekom mashtron me internetin, tendera korruptivë nga bashkëpronari Posta Shqiptare, pazare për fiksimin e tarifave

0

Fatket që do sjellim sot dhe në vijim konfirmojnë se Albtelekom përfaqëson një histori korrupsioni dhe mashtrimi sa flagrante aq edhe unike në Shqipëri.

Për llogari të një procesi gjyqësor, eksperti Dritan Gazidedja ka kryer një ekspertim teknik, me kërkesë të Gjykatës Tiranës, të sinjalit 4G të Albtelekom. Rezultati i këtij ekspertimi ka konfirmuar një nga mashtrimet më të mëdha financiare në Shqipëri nga ana e kompanisë Albtelekom, ku aksioner është edhe shtetit shqiptar me rreth 16 %.

Në raportin e ekspertimit për gjykatën, për një konflikt gjyqësor për moszbatim kontrate, thuhet se sinjali “4-G” i Albtelekom mungon fare ose është i dobët në akse kryesore dhe zona të ndryshme të Shqipërisë.

Ndryshe nga sa pretendon Albtelekom në kontrata dhe letrat me të cilat mban licencën, akti i ekspertit konfirmon se shërbimi “3-G” dhe “4-G” nuk prezantohet fare në “Down Load”, “Ap Load” dhe është shumë i dobët në “drop call”.

Pa ofruar shërbimin, Albtelekom lidh kontrata me qytetarët për shërbim interneti, duke u zhvatur paratë. Skema e mashtrimit ka prodhuar një konflikt masiv mes kompanisë me pronarë me lidhje të dyshimta dhe klientëve.

Tendera në konflikt interesi
Gjatë viteve të fundit, Albtelekom ka fituar mbi 80 tendera të dyshimtë nga institucionet publike, për shërbim interneti.

Dy tendera me vlerë rreth 1 milionë USD, Albtelekom ka marrë me flamur korrupsioni tek Posta Shqiptare. Tenderat janë në konlikt interesi dhe korruptivë, pasi Posta Shqiptare ka rreth 2.47 % të aksioneve tek Albtelekom.

Posta Shqiptare, është në varësi të Ministrisë së Financave, e cila ka rreth 14 % të aksioneve të Albtelekom. Pra, Posta Shqiptare i ka dhënë tender një kompania ku është bashkëpronare, duke skualifikuar kompanitë e tjera nga gara.

Albtelekom ka marrë rreth 2.5 milionë USD tendera nga OSHEE, gjithashtu në konflikt interesi dhe duke mashtruar me shërbimin. Mbi 80 kontrata publike të Albtelekom me entet publike janë në konflikt interesi, pasi shteti shqiptar është bashkëpronar tek kompania përfituese.

Jo vetëm kaq. Albtelekom paguan me rroga marramendëse familjarët e zyrtarëve publikë, duke marrë nga ana tjetër tendera në institucionet  e tyre,

Kompania Albtelekom ka lidhur kontrata me vlerë miliona euro me OST, KESH, OSHEE, Albpetrol, Albcontroll etj., që të gjitha këto pjesë Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës ku Hantin Bonati shërbente si zëvëndës i Belinda Ballukut.

Nga ana tjetër, Irida Bonati, bashkëshortja e ish-zëvëndësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aktualisht drejtorit të Albcotroll Hantin Bonati, paguhet nga Albtelekom me një pagë me vlerë rreth 50 milionë lekë në vit.

Vjedhje me ofertat
Pesë vite më parë, Autoriteti i Konkurrencës mori nën hetim Albtelekom për përfshirje në marrëveshje të ndaluara me dy operatorë të tjerë, Telekom Albania dhe Vodafone, për fiksimin e tarifave të shërbimeve celulare.

Raportimet e kompanive në AKEP treguan se brenda një jave mes ditëve të fundit të marsit dhe ditëve të para të prillit 2017, tre kompanitë celulare unifikuan ofertat për të gjitha paketat e komunikimit me parapagesë, unifikim që solli në disa raste uljen e çmimeve dhe në disa të tjera rritjen, për të prodhuar tre paketa bazë, 800, 1,100 dhe 1,400 lekë, të cilat ofrohen në tre kompani të ndryshme por që në thelb janë e njëjta gjë.

Në të gjitha paketat është synuar ulja e njëhershme e sasisë së internetit të ofruar, dukshëm me synimin për të detyruar konsumatorët të blejnë gigabit ekstra përveç paketës, ku çmimet e paketave të internetit janë gjithashtu thuajse identike nga kompania në kompani.

Edhe pse zhvatja nga ana Albtelekom ishte e konfirmuar, kompania i shpëtoi ndëshkimit ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu