Alarm për bombë afër Sali Berishës në Tiranë, policia jep detajet

0

Tension pak orë para se të ndodhë ajo që shqiptaret nuk e deshirojnë. Pak ore para se Sali Berisha të futet ne Parlament e te sfidojë AMERIKEN, regjistrohet një ngjarje terrori afër shtepise së Doktorit.

Një çantë e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në rrugën “Mustafa Matohiti”, e njohur edhe si rruga e “Berishës”, pasi aty banon ish-kryeministri Berisha.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur, por policia ka rrethuar zonën dhe po pret forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.”, -njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu