Aktorja e njohur, Burcu Biricik prej më shumë se dy vitesh është martuar me Emre Yetkin. Në mediat turke ata komentohen si një ndër çiftet më të mirë, të cilët ja kanë dalë të jenë bashkë pavarësisht shumë pengesave. Për këtë martesë të suksesshme duket se ka një sekret shumë të thjeshtë dhe Bircik e ka zbuluar atë në një intervistë të dhënë së fundmi.
“E dini çfarë duhet të shikoni me kujdes tek një mashkull? Ai duhet të ketë vetëbesim, të dijë se çfarë kërkon nga vetja dhe mbi të gjitha të ketë humor. Nëse nuk mund të argëtoheni me partnerin tuaj, atëherë mos u martoni me të. Nuk mund të keni në jetë dikë që ndërhyn në lirinë tuaj dhe dikë me të cilin nuk do të mund të bëni dot një shaka,” ka thënë aktorja.
Burcu Bircik është bërë e njohur për publikun shqiptar, pas rolit të saj në serialin “Flakë dhe pasion”./revistawho.com