Aktori i famshëm turk së shpejti në Tiranë

0

Në kuadër të javës së kinematografisë, instituti kulturor turk “Yunus Emre” organizon javën e filmit. Aktorë turq me famë ndërkombëtare do jenë të ftuar në këtë event special të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre me të gjithë filmadashësit shqiptarë.

Një ndër të ftuarit specialë do të jetë Gürkan Uygun, aktori i njohuri i cili ka luajtur rolin e Memati Bas në serialin “Lugina e Ujqërve”, si dhe Halit Halit në serialin “Kryeqyteti-Abdylhamid” që po transmetohet momentalisht në një nga ekranet shqiptare.

Gjatë javës së filmit, më datë 30 mars në ambientet e kinemasë Millenium të apasionuarit pas filmave do të kenë mundësi të ndjekin edhe filmin Ankara Yazi (Stinë vere në Ankara), ku ka luajtur vetë aktori.

Frekuenca.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu