E kupton edhe vetë Berisha që historia politike e berishës nuk mund të përseritet. E kuptojnë tashmë gjithë demokratët. E kuptojnë edhe mbështetësit e tij. E kuptojnë më mirë deputetët e listave të mbyllura që bënë pallë në fushatë. E kuptojnë salikratët e mbetur jetim.
Por më mirë, e kuptuan dhe e ndaluan përsëritjen votuesit shqiptarë, të citët me 11-Majit i dhanë shuplakën tjetër politike Berishës, për të mos u ricikluar më kurrë në politikë!
Me sjelljet e tij Berisha tenton të mashtrojë më tej demokratët, ti mbajë akoma peng, ashtu siç ka mision të mbajë peng opozitën dhe Shqipërinë.
Berisha me çdo mjet kërkon të përsërisë hijen e rëndë të tij, tashmë që ka humbur zgjedhjet.
Riciklimin e tanishëm elektoral e kanë në dorë demokratët, të cilët fatkeqësisht po heshtin e nuk po marrin guximin ti artikulojnë nenin e dorëheqjes dhe të çlirimit prej tij.
Demokratët po gabojnë edhe më tej, jo vetëm për të ardhmën e PD-së dhe të tyre, por sepse po e lënë atdheun tonë pa opozitë, dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare.
Tashmë ka dalë mbi shesh se Berisha nuk është alternativë pushteti. Atë e pe gojnë jo vetëm nofkat non grat-a nga SHBA-te dhe Britanikët, por edhe demencat e theksuara të tij.
Përulësia e disa drejtuesve të PD-se, e deputetëve apolitik të saj dhe e intelektualëve që kanë me dime politike, shfaqin absurditetin më të madh të politikës opozitare shqiptare.
Servilët e rëndomtë që qëndrojnë poshtë bufit, as drejtojnë, as prijnë, as marrin përgjegjësi.
Nuk ka më turp për një vend, ku historinë politike kërkon ta përsërisë mes jehonash e kohrash të ngrira një herë e mirë, momentesh të ngrira mes dhimbjeve, të thëna e stërthëna dhe njëkohësisht të pathënave, për ta përdhosur edhe pluralizmin.
Përpjekja me beteja të turpshme e peshqëve të mëdhenj për përseritje të historive politike dhe rimarrjes së pushtetit, vetëm arritën të sfidojë hapur klasën e re politike, duke i zënë frymën.
Mjaft më me rinxjerrje në skenë po ato fytyra 30-vjeçare që vetëm e kanë damkosur Shqipërinë në betejën e saj për drejtësi e demokraci.
Shqipëria nuk e ka fatin tek rikthimi e tek riciklimi.
Kjo histori ka mbaruar, ashtu siç ka mbaruar historia politike e Berishës…